Dy persona janë lënduar me thikë si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur rreth orës 10:40 në sheshin “Nënë Tereza”, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Arbresh.info se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tre personave.
Fillimisht, ata kanë qenë në një lokal, ndërsa më pas kanë dalë jashtë, ku situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 10:40 është njoftu policia në Klinë se në sheshin “Nëna Terezë”, pas një mosmarrëveshje ka filluar një përleshje mes tre personave, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Janë duke u trajtu në spitalin në pejë, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij./Arbresh.info
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”