Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishin përfshirë në një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në rrugën ‘Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bën të ditur se në vendngjarje ishte një zyrtar policor i njësitit special i cili ishte në rroba civile, çka ka quar deri në arrestimin e tre personave si dhe sekuestrimin e një arme të ftoftë / thikë.
Policia ka nisur hetim në lidhje me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë., ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë disa persona.
Ka qenë reagimi i shpejtë i një zyrtari policor të njësitit special (në rroba civile), në vendngjarje si edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë /thikë. Aktualisht policia ka nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info/
FOTO:Arkiv
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira