Pesë persona janë përleshur mes vete me mjete të forta pas një mosmarrëveshje për një pronë në fshatin Frashër të Mitrovicës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, si pasoj e rrahjes kanë pranuar tretman mjekësor të gjithë ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një sopatë që dyshohet se është përdorur në rast.
“Frashër-Mitrovicë, 31.05.2025-19:15. Pas një mos marrëveshje verbale lidhur me një pronë pesë persona janë përleshur mes vete ku dyshohet se në rrahje janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes, tretman mjekësor kanë kërkuar të gjithë të përfshirët në rrahje. Lidhur me rasti janë arrestuar katër të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarëve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...