Gjashtë persona kanë marrë plagë- pesë nga armët e zjarrit e një nga mjetet e forta- gjatë një përleshjeje që ka ndodhur rreth orës 16:30 në Drenas.
Policia e Kosovës e konfirmoi rastin, shkruan arbresh.info
Incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Drenasit.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agron Borovci, 6 persona të plagosur të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Me datë 17.02.2018, rreth orës 16:30, nga qendra emergjente në Drenas, policia ka marrë informacionin se pesë persona të plagosur nga arma e zjarrit dhe një tjetër i lënduar nga mjete të forta kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore. Aktualisht policia është duke hetuar rrethanat që kane sjellë deri tek kjo ngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve të sajë. Te plagosurit janë transferuar për në QKUK – Prishtine”, tha Borovci./arbresh.info/

Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...