Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi ishin përfshirë në një përleshje mes vete.
Siç bëhet e ditur në njoftim, nga shtatë sa ishin gjithsej të përfshirë, dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa katër të tjerë janë në arrati.
“Rr. Transiti i ri Arban, Prizren 29.01.2025 – 02:00. Është raportuar se shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë. Katër persona të tjerë gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...