Një përleshje fizike midis disa shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur këtë të diel në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Policia bën të ditur se, personat që janë përfshirë në rrahje janë fqinj dhe kanë pasur një mosmarrëveshje për parking.

Rastin në fjalë për arbresh.info e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ndërkohë Express merr vesh se tre persona janë të lënduar pas kësaj mosmarrëveshje dhe po trajtohen në QKUK. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...