Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë, ku më pas të njëjtit janë arrestuar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 13 fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike.
“Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje”, konfirmoi ai./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...