Rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.
Sipas policisë janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta, shkruan portali arbresh.info
Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin;
N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...