Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, tha se masakra e Studimes ë është një nga masakrat më gjenocidale në Kosovë.
Ajo tha se për këtë masakër askush nuk është dënuar ani pse një numër i kryerësve të masakrës dihen.
Sipas saj është anakronike dhe e papranueshme kur e sheh që më shumë shqiptarë janë dënuar për krime lufte sesa serbët.
Kurse në emër të familjarëve të të rënëve, Arsim Gërxhaliu, tha se do të vazhdojnë t’i kërkojnë të pagjeturit dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga institucionet të bëjnë më shumë në këtë aspekt, pra në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Bajram Qerkini, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, tha se kërkesa e tij nga institucionet është për gjetjen e të gjithë familjarëve, por në të njëjtën kohë kërkoi edhe kujdes për familjet e tyre.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...