Janë përkujtuar sot në Prishtinë dëshmorët e parë të pranverës së madhe të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit të atij viti.
Bashkëveprimtarë, shokë shkolle të Naserit e Asllanit, të afërm të tyre, si dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë nderime pranë pllakës përkujtimore për të dy dëshmorët, në vendin ku këtu e 36 vjet më parë, këta dy militantë të Lëvizjes kombëtare çlirimtare të kohës, u vranë nga forcat jugosllave.
Po sot, në sallën e Kinemacë ABC, është shfaqur filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit të kombit Naser Hajrizi.
Më 2 prill 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorët e demonstratave të shkollarëve të Elektroteknikës. Dyert e shkollës atë ditë ishin mbyllur, por nxënësit dolën nga dritaret. Në përleshje me kordonin policor, Naseri ishte plagosur, por masa demonstruese kishte marshuar drejt qytetit. Pasi lidh plagën në familjen e Adem Kurteshit, Naseri vihet në ballë të demonstratës në qendër të qytetit.
Pas ndërhyrjes së forcave serbe, demonstruesit ndahen në grupe, njëri prej të cilëve ishte në sheshin midis Bankës Popullore (sot Kryeministria), Shtëpisë së Mallrave dhe Postës, të cilit i prinin Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Dy të rinjtë, rreth orës nëntë, para dite, u vranë nga oficerë ushtarakë, të vendosur në objektin e Bankës.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X