Është shënuar sot 16 prilli i vitit 1999, dita kur është bërë depërtimi i këtij fshati drejt kufirit shqiptar dhe Maqedonisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarakë, policorë e paramilitarë.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, në përkujtimin e përvjetorit e 16-të të eksodit, ka thënë se “fshati Malishevë ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës, duke u sakrifikuar martirë e dëshmorë të cilët janë dhembja dhe krenaria jo vetëm e Gjilanit por edhe e Kosovës dhe më gjerë”.
“Të gjithë ne respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët dhe çdo familje të tyre, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkëndjejmë dhimbjen e familjarëve që 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre”, tha ajo.
Në emër të banorëve të Malishevës ka folur kryetari i Këshillit të Fshatit, Rashit Sahiti, i cili ka thënë se okupimi i atëhershëm serb ka kulmuar me shpërnguljen masive të fshatit më 16 prill, duke u nisur drejt kufirit shqiptar apo drejt kampeve të strehimit në Maqedoni.
Ai ka kujtuar edhe momentet e rënda të lëshimit të pronës e pasurisë nga ana e fshatarëve, sikur që me dhembje kanë kujtuar edhe vrasjen e martirëve dhe heronjve të rënë në rrugën e lirisë së vendit.
Nga banorët e fshatit është bërë një improvizim i kolonave, për të kujtuar largimin e 16 prillit të vitit 1999.
Në këtë ditë, 16 vjet më parë, ranë martirët: Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa dhe dëshmori i Kombit Abdulla Tahiri./Arbresh.info/
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...