Kralani gjatë luftës ishte kthyer në një pikë strategjike për bartjen e Armatimeve të UÇK-së për në Malishevë dhe Drenicë, dhe në anën tjetër qindra banorë të Klinës Malishevës dhe Drenicës ishin strehuar në po këtë fshat me shpresë se do i shpëtonin masakrave dhe do gjenin strehë.
Pikërisht këto fakte bën që fshati Kralan të kthehet në cak të ushtrisë serbo jugosllave.
Gjatë luftimeve ranë dëshmorë 14 luftëtarë të UÇK-së ngatë cilët 8 ishin nga fshati Kralan. Për këtë arsye banorët e fshatit kanë vendosur që shkolla të quhet “8 Dëshmorët”.
Këta dëshmorë pushojnë të qetë sepse ata realizuan idealin e tyre tha e para e Gjakovës.
Gjatë luftës Kralani nuk ishte i Gjakovës por i tërë Kosovës, sipas deputetit Lahi Brahimaj.
Pjesë e programit të organizuar ishin një recital, dhe këngë folklorike kushtuar dëshmorëve.
Për fund në hapësirat e Shkollës u zbulua Lapidari kushtuar 8 dëshmorëve të fshatit ku edhe u vunë kurorat e para me lule.
Ndryshe, ishte 2 prilli i vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra meshkuj nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i meshkujve që është mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës i rrethuar me tanke dhe pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 meshkuj të rinj, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...