Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga juristja e mediave në Kosovës, Flutura Kusari.
Kusari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka rënditur disa nga arsyet e kësaj rënie.
Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun,Radio Televizioni i Kosovës,Ligji për Komisionin e Pavarur për Media,Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve, Moszbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike,Vëzhgimi i gazetarëve, Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet por nuk ngrisin aktakuza,Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike janë disa nga arsyet sipas Kusarit.
Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan e tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët, ka shtuar më tutje ajo.
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë