Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas përjashtimit të Besnik Mujecit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka njerëzit e tillë nuk kanë vend në Lëvizje, shkruan Arbresh.info.
E para e Drejtësisë i ka vlerësuar veprimet e Mujecit si krime të rënda.
“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale! Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje.”, ka shkruar Haxhiu.
Vendimi për përjashtimin e Besnik Mujecit nga strukturat e VV-së erdhi pas arrestimit të tij nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për transport të drogës nga Prishtina në Tiranë./Arbresh.info
LVV përjashton Mujecin nga anëtarësia dhe strukturat e partisë
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...