Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për përgjimin e radhës që u publikua për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Kurti është shprehur se nuk e ka parë e as dëgjuar, por ka thënë që lufta hibride ndaj Qeverisë do të intensifikohet.
“Në këto momente nuk kam as si ta shoh e as si ta dëgjoj. Përshtypja ime është se tani do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, në veçanti kundër Qeverisë tonë, kundër Grupit tonë Parlamentar, dhe kryetares së Grupit tonë Parlamentar, e kemi parë edhe në të kaluarën, dhe unë nuk pres shumë çka të re prej atyre të vjetërve të cilët natyrisht problemin më të madh e kanë që sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pasë sundim të ligjit, rend publik dhe integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...