Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha ka thënë se që nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve Policia ka filluar përgatitjet për mirëmbajtjen e bashkëpunimit me institucionet tjera relevante, shkruan arbresh.info.
“Përgjegjësia e policisë së Kosovës është sigurimi i të gjitha objekteve, angazhimi në bashkëpunim të ngushtë me sektorë të caktuar të KQZ për sigurimin e transporteve për mbajtje të zgjedhjeve, bashkëpunimin me prokurorin e shtetit për identifikimin e kryrësve të çfarëdo shkeljeve sa i përket çështjes që kanë të bëjnë me vepra penale për të drejtën e votes”, ka thënë ai.
Rexha ka thënë se edhe tani në fushatë zgjedhore monitorohen ambientet e fushatës, shkruan arbresh.info.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën e titulluar “Drejtësia në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër