Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se përgatitjet në shkollën e re të fshatit Vranidoll janë drejt fundit.
Rama thotë se ky investim është me rëndësi jetike për të ardhmen e fëmijëve, duke shtuar se ky institucion arsimor do të ketë ambiente më të përshtatshme dhe kushte moderne për nxënësit dhe stafin e shkollës.
“Gati në përfundim të ndërtimit të Shkollës së re në Fshatin Vranidoll. Investim me rëndësi jetike për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ky institucion arsimor do të ketë ambiente më të përshtatshme dhe kushte moderne për nxënësit dhe stafin e shkollës, me qëllim të ofrimit të një edukimi cilësor për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...