Ka përfunduar takimi joformal në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë.
Ambasadori amerikan ka pritur përfaqësues politikë të Kosovës dhe të shoqërisë civile, e ku të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorë të vendeve tjera aleate të akredituar në Kosovë.
Ky takim formal është mbajtur në shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin të mbajtur më 31 janar në Ambasadën amerikane, raporton rtk.
Pas përfundimit të takimit askush nga pjesëmarrësit nuk është prononcuar për media.
Hovenier mbledh liderët politikë në rezidencën e tij
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier mbrëmjen e sotme ka mbledhur në rezidencën e tij në Prishtinë në një takim joformal liderët e partive politike, të shoqërisë civile dhe ambasadorë tjerë të akredituar në Kosovë.
Dhjetë ditë më parë ishte mbajtur një takim në selinë e ambasadës amerikane rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me liderë politikë, zyrtarë shtetëror dhe diplomatë e organizata të shoqërisë civile.
Në atë takim ambasadori amerikan kishte thënë se nuk pajtohet që Asociacioni të jetë monoetnik, por ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për këtë temë.
Takimi në rezidencën e ambasadorit Hovenier është duke vazhduar edhe më tutje.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...