Pas më shumë se një orë takimi me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK, Lumir Abdixhiku u deklarua para medieve rreth këtij takimi.
Abdixhiku. para mediave tha se me Vetëvendosjen i përfunduan sot takimet ,ndërsa me pretendenten për Presidente, Vjosa Osmani do t’i vazhdojnë takimet javën e ardhshme.
Ai, tregoi se për çfarë biseduan në këtë takim.
” Ne i diskutuam temat për formimin e institucionet. Këtu i përfunduam takimet pasi kështu kanë vendosur qytetarët. Ne do të jemi një opozitë aktive. Këtu përfundojmë takimet më VV, jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi më pretendenten për Presidente zonjën Osmani i dhe të kuptojmë qasjen e saj karshi partive. Presim që javën e ardhshme të na dërgoj ftesë për Presidente për të diskutuar. Të hënën ne do të marrim pjesë për formimin e Kuvendit e gjatë javës së ardhshme me pretendenten. Nesër e kemi mbledhjen dhe më pas janë organet e partisë që i marrin vendimet”.
Ndryshe, ky ishte takimi i fundit mes Kurtit e Osmanit më partitë politike.
Këto takime janë mbajtur më iniciativë të Kurtit e Osmanit si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit para formimit të institucioneve.
Seanca për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të henën më 22 mars e pas saj pritet vazhdoj seanca për formimin e Qeverisë.
Enigm mbetet ende nëse LDK do ti bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit e ku kandidate është Vjosa Osmani.
Kujtojmë se nesër LDK pritet të zgjedh edhe kryesin e re të partisë e pastaj të vendos nëse do të qëndrojë në seancë./arbresh.info/
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...