Përfundon sinjalizimi në rrugën hyrëse të Prevallës

10:57 | 14 Korrik 2026
H.E

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka përfunduar edhe vendosja e sinjalizimit në rrugën në hyrje të Prevallës.

Përmes një postimi, Basha ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve në rrugë, tashmë është finalizuar edhe sinjalizimi rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

“Pas rrugës, tani është përfunduar edhe sinjalizimi në rrugën në hyrje të Prevallës”, ka shkruar Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale