Në Gjykatën e Lipjanit ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të arrestuar lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu. Seanca u mbajt e mbyllur për media.
Avokati Besnik Berisha, i cili mbron policin Endrit Beqiri, tha se është herët për të folur për fajësi. Ai theksoi se veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe dyshon se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e substancave të marra.
“Është herët të flasim për fajësi apo pafajësi por ajo që dihet dhe duhet të thuhet tashmë, janë që veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe me forcë të përdorur ndaj qytetarëve. Ka pasur denoncues vet prokuror e gjyqtarë. I pari që e ka telefonuar për ndihmë Policinë ka qenë prokurori. Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit atëherë kemi rënë nga sistemi, s’kemi problem me individ”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se ka dyshime që veprimet e të ndjerit kanë ardhur si pasojë e ndikimit nga substancat e marra.
“Zyrtarët policor kanë kryer punën e tyre, ata nuk janë as kardiolog, neurolog, pulmolog. Nuk janë dhe s’mund ta zëvendësojnë doktorin, unë besoj fuqishëm që s’do të jetë asfiksia si shkak (i vdekjes), por edhe nëse jetë duhet ta dimë se e shoqëruar apo jo me ndonjë gjakderdhje paraprake, është e ndikuar nga ndonjë substancë, anomali, problem me arteriet kardiake dhe jo vetëm”, ka thënë ai./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...