Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës

11:57 | 9 Dhjetor 2025
E.G

Ka përfunduar seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u betua duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të kryeqytetit, shkruan Arbresh.info

Gjatë fjalimit të tij pas betimit Rama u zotua se do t’i ushtrojë detyrat me ndershmëri, besnikëri, paanshmëri dhe në pajtim me ligjin.

Betimin e kanë bërë edhe anëtarët e Kuvendit.

Seanca u përcoll me tensione mes LDK-së dhe VV-së.

Gjatë fjalimit të tij në foltore, asamblesti i VV-së Egzon Azemi i ka vendosur një letër duke aluduar se fitorja e Ramës ishte meritë e koalicionit LDK-PDK-AAK-NISMA.

Letrën e ka larguar në shpejtësi Sokol Havolli i LDK-së.

Ndërkaq, me 31 vota “për”, 4 kundër dhe dy abstenime, Fehmi Kupina është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës,

Në votimi kanë marr pjesë 37 asamblistë, ndërsa asamblistët e VV-së nuk kanë votuar./Arbresh.info

Të ngjashme