Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e rreshterit policor në Kaçanik, Muhamed Lika.
Gjykata Themelore në Ferizaj, pritet të marrë vendimin rreth caktimit të masës së sigurisë ndaj: Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi si dhe Vatan Çaka.
Gjatë kësaj seance, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Arbresh.info.

Seanca dëgjimore ndaj grupit u mbajt e mbyllur për media.
Ndryshe, të hënën Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të madhë në Kaçanik, duke arrestuar shtatë persona për vrasjen e policit Lika me 1 prill 2025 në hyrjen e banesës së tij në Kacanik. Bastisjet janë kryer në 8 lokacione në Kaçanik dhe një në Klinë.

Sipas policisë, vrasjen e policit Lika është kryer nga Rejan Bela atë kohë 17 vjeçar të cilit të hënën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Arbresh.info/
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...