Në mesin e shumë projekteve që janë përfunduar gjatë javës që lamë pas është edhe rregullimi i një rruge fushore në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit.
Rregullimi i kësaj rruge ka për qellim lehtësimin e lëvizjes së bujqve të fshatit Drenoc dhe fshatrat të tjerë, të cilët arat e tyre i kanë në pjesën ku është rregulluar kjo rrugë.
Banorët e fshatit Drenoc, i janë falënderuar kryetarit të Komunës, për rregullimin e rrugës duke thënë se rruga gjatë sezonit të vjeshtës ka qenë vështirë e kalueshme dhe me rregullimin e rrugës me zhavorr, banorëve do të u lehtësohet lëvizjen e tyre në të gjitha sezonet.
Rregullimi i rrugës fushore në fshatin Drenoc, është realizuar përmes projektit “ Rregullimi i rrugëve fushore të Komunës së Rahovecit”. Gjatësia e kësaj rruge është 2 mijë e 462 metra.

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim