Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot gjatë një operacioni policor është arrestuar R.H, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale Krim i organizuar lidhur me vepren penale “Rrëmbimi” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Tutje, PSRK-ja bën të ditur se në aksioninin e sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021.
“Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H”, thuhet në njoftim.
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmbim në Pejë
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan