Përfundon numërimi i votave me postë, kjo është renditja e partive

17:53 | 4 Mars 2025
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë dhe tashmë ka procesuar rezultatet nga 187 vendvotimet.

Sipas këtij rezultati, VV është e para me 51.57 përqind apo 31 mijë e 963 vota, LDK e dyta me 30.55 përqind apo 18 mijë e 933 vota, PDK me 9.48 përqind apo 5 mijë e 878 vota dhe AAK me 3.32 përqind, apo 2 mijë vota.

Në ora 16:00 është përmbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës. Deri të mërkurën pasdite pritet që të përmbyllet i gjithë procesi i numërimit, pra edhe i votave me kusht e atyre të personave me nevoja të veçanta.

Numërimi i votave me kusht ka nisur qysh nga mëngjesi i sotëm e ky proces në 20 tavolinat numëruese sa ka QNR-ja do të vazhdojë edhe për ato të personave me nevoja të veçanta.