Një Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella ka vizituar Republikën e Kosovës gjatë periudhës 25 shtator – 6 tetor 2023, për diskutime mbi rishikimet e para të Marrëveshjes së kujdesit paraprak Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF) që Kosova ka me FMN-në.
Ky ekip i FMN-së pas përfundimit të Misionit konstatoi se zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i ka dhënë shtysë zbatimit të reformave fiskale dhe financiare në vend, përcjell Arbresh.info.
“Emërimi i Guvernatorit të ri të BQK-së dhe normalizimi i strukturave qeverisëse të BQK-së i ka dhënë shtysë të re zbatimit të reformave. Stafi i FMN-së pret që së shpejti do të miratohet Rregullorja e re e Punës, e cila do t’i qartësojë përgjegjësitë e Bordit Mbikëqyrës të BQK-së në raport me bordin ekzekutiv dhe që Ligji i ri për Bankat të dorëzohet në Kuvend në fillim të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e FMN-së.
Po ashtu, aty pohohet se cilësia dhe likuiditeti i aseteve të BQK-së është ruajtur në përputhje me objektivat e programit të FMN-së.
“Bilanci fiskal dhe depozitat e qeverisë në BQK kanë mbetur mjaftueshëm mbi nivelin e tyre sipas programit gjatë 2023 dhe absorbimi i investimeve publike është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2022. Stafi i FMN-së pret që dy objektivat për fundin e vitit 2023 do të përmbushen. Gjithashtu, cilësia dhe likuiditeti i aseteve të BQK-së është ruajtur në përputhje me objektivat e programit”, përfundon FMN-ja.
BQK-ja është në proces të zbatimit të masave të parapara në program, ndërsa është e fokusuar në finalizimin e tyre brenda afateve./Arbresh.info
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit