Pas disa orësh, ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK).
Kjo është mbledhja e parë, pas një kohe të gjatë që anëtaret e kryesisë janë takuar në zyrat e LDK-së, për shkak të rrezikut për pandemi.
Anëtari i kryesisë, Arban Abrashi pas përfundimit të takimit bëri të ditur se kjo mbledhje e kryesisë ishte e rregullt, dhe nuk kishte asnjë diskutim të jashtëzakonshëm, raporton arbresh.info.
“Ka qenë një mbledhje e rregullt e kryesisë së LDK-së. Shkaku i rrethanave rreth COVid-19, kryesia nuk ka pasur takim që një kohë të gjatë, sot kemi diskutuar për zhvillimet e fundit, duke përfshi edhe punën e qeverisë”, u shpreh Abrashi.
Ai, bëri të ditur se temë diskutimi në kryesi, ishte përafrimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në si dhe puna e mirë e qeverisë, në krye me Avdullah Hotin.
“Ajo çka mund të themi, është se ka pasur merita të mira dhe fjalë të mira për punën e qeverisë, është përshëndetur përafrimi i raporteve me SHBA, puna e vet kryeministrit dhe posaçërisht edhe e ministrave të LDK-së. Pra thjesht një takim informativ rreth punës së qeverisë ,nuk kemi hyrë në ndonjë temë të nxehtë politike, apo jashtë punës së qeverisë” , tha Abrashi./arbresh.info/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...