Nga 1 tetori pushoi së funksionuar marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës e Morinës, duke rikthyer radhët e gjata të pritjes në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.
Pavarësisht se pikat kufitare po punojnë me katër sportele secila, drejtuesit e automjeteve ankohen se po presin në radhë deri në 30 minuta dhe kërkojnë që marrëveshja e verës të jetë në fuqi përgjatë gjithë vitit, raporton TCH.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e këtij viti shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit verorë.
Pika kufitare tokësore e Morinës përpunon numrin më të madh të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë. Vetëm në gjashtë muaj nga janari deri në gusht të këtij viti nga kjo pikë hynë e dolën mbi 8 milionë shtetas të huaj dhe 4 milion shtetas shqiptarë.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...