Ministri i Adminitsrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për inciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave veriore nga funksioni.
Sipas tij, udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Krasniqi bën të ditur se pjesë e dskutimeve , punës dhe konsultimeve të grupit punues kanë qenë intitucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
“Për këtë çështje marrë parasysh që është hera e parë që trajtohet me rregullim normativ ka pasur shumë komente dhe sugjerime. Të gjitha janë trajtuar dhe pjesa më përmbajtësore janë adresuar.”, njoftoi ministri Krasniqi.
“Ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejtë të garantuar nga ligji për vetëqeverisje lokale. E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët.”, tha ai./Arbresh.info
Vegza për Udhëzimin Administrativ: KETU
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030