Valentina Gara, zëdhënëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka thënë se të gjitha fluturimet e ditës së sotme kanë shkuar sipas planifikimeve dhe pa pengesa.
Ajo tha se pasi greva ishte e paralajmëruar, Aeroporti i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.
“Duke pasur parasysh se dje kemi pasur pengesa në kryerjen e punëve nga punonjësit që nuk kanë qenë pjesë e grevës, sot janë paraparë masa shtesë të cilat janë ndërmarrë nga autoritetet relevante”, ka thënë ajo para gazetarëve.
Gara e ka mohuar se janë ftuar për asistencë edhe KFORI Turk në Kosovë.
Gara tha se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur suspendim të punëtorëve.
“Ne do të veprojmë konformë veprimeve edhe nga ana e tyre, nuk e dimë tani si do të veprojmë. Këto anulime që kanë ndodh janë paralajmëruar nga mbrëmë dhe besojmë që udhëtarët janë lajmëruar nga kompanitë, fluturimet e parapara për sot janë realizuar pa ndonjë pengesë”, deklaroi Gara.
“I inkurajojmë punëtorët që kërkesat e tyre t’i paraqesin tek zyrat tona te burimet njerëzore”, tha ajo në fund në një prononcim për media.
Sot, punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mbajtur një protestë për gjatë orë.