Specialët e Policisë së Kosovës kanë mbyllur bastisjen në Gorazhdevc, aksion që erdhi pas arrestimit të Milorad Gjokoviqit.
Gjokoviq u prangos pas kontrollit dhe bastisjes së Autoritetit të Përkohshëm në Pejë, i cili ndodhet në Gorazhdevc, nën dyshimin për krime lufte të kryera në rajonin e Pejës, gjatë vitit 1999.
Me këtë rast, një numër i banorëve u mblodhën në qendër të Gorazhdevcit.
Për këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Pejës, Millosh Dimitrijeviq, në prononcim për ‘Radio Gorazhdevcin’, raporton Radio1, transmeton telegrafi.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit një qytetar serb i alkoolizuar ka tentuar të pengojë policinë në kryerje të detyrës, dhe i njejti është gjobitur me 300 euro dhe i është hequr patenta për 9 muaj.
Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por vetëm ka deklaruar se ai ishte në gjendje të alkoolizuar.
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI