Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në Urën e Dollcit, kanë përfunduar dhe rruga tashmë është e gatshme për hapje.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në urë është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje në terren.
“Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht, dhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën e punëtorët për punën efektive”, shkroi Basha.
Dogana parandalon hyrjen e mallrave kozmetike të padeklaruar...
Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Ko...
Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosja nuk ia ka borxh Vjosa Osm...
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...