Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se tashmë kanë përfunduar punimet e rrugëve regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra, shkruan arbresh.info.
Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.
Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.
Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.
“Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si para kusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./arbresh.info/
Më poshtë gjeni të bashkangjitur videon:

Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media