Përfundojnë pritjet e gjata nëpër pika kufitare

09:18 | 12 Janar 2020
A Z

Në të gjitha pikat kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës nuk ka më kolona të gjata të cilat shkaktojnë pritje shumë orëshe.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në mëngjesin e kësaj të diele pritjet më të gjata janë deri në 15 minuta.

Në Merdare për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin 10-15 minuta. Ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës përmes kësaj pike pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Edhe pikat e tjera kufitare nuk janë të ngarkuara, udhëtarët po presin më së shumti deri në 5 minuta për hyrje-dalje.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale