Qeveria e Maqedonisë në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një seance kushtuar aksionit të policisë në `Lagjen e trimave` në Kumanovë.
Ministrat kanë shqyrtuar edhe mundësinë e kompensimit të dëmit për banorët, të cilëve ju shkaktuan dëme material.
Pas zhvillimeve në Kumanovë, u mblodh sot edhe kryesia e partisë shqiptare ne pushtet, BDI.
Në kumtesën e lëshuar nga partia e Ali Ahmetit , mes tjerash,garanton se institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjes për dëmet materiale.
BDI do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës.
Është bërë i ditur edhe numri i të arrestuarave, gjatë aksionit te policisë maqedonase në Kumanovë.
Prej 28 të arrestuarve, deri me tani njoftohet se 12 janë shtetas të Kosovës
Qenan Iseni, Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami, Lirim Demiri ,Nasuuf Beqiri, Nexhbedin Lika, Sevdail Miftari, Fejzullah Rushiti dhe Besnik Ajdini , janë nga Maqedonia.
Kurse prej shtetasve te Kosoves jane arrestuar :Fadil Elshani, Esat Kafexholi, Ardjan Bujari, Shefqet Avaqi, Ajrush Avdia, Betim Kartashi, Lendrit Rustemi, Rufki Dogani, Valdet Zekaj, Bajram Elshani, Lirim Krasniqi, Fatmir Reçica, Genci Sefa dhe Enver Klain (me nënshtetësi gjermane)
Ministria e Brendshme ende nuk ka bërë të ditur emrat e personave të vrarë gjatë aksionit policor në Kumanovë.
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...