Para pak minutash portali arbresh.info raportoi për përfshirjen e një veture nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Lidhur me këtë rast, arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë nëse ka të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes.
Sipas tij deri tash nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Para pak çaste policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipijan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...