Një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit i vili tha se njësitet e policisë dhe zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë angazhuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës. Aktualisht, po kryhen procedurat për zbardhjen e shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarri, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë ende në terren duke punuar për shuarjen e flakëve”, tha Gashi.
Gashi tutje tha se më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren