Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë e cila ishte kapluar nga zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 03:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në shtëpi gjendet trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...