Një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë të Komunës së Rahovecit është përfshirë nga zjarri.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, i cili tha se nuk raportohet për pasoja në njerëz.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.
“Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “zjarrvënie”, tha ai./Arbresh.info
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...
Vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgjeve në Tiranë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut