Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori, z. Christoph Luettmann.
Luettmann e përgëzoi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe e njoftoi për punën që organizata e tij e ka bërë në të kaluarën në Kosovë dhe atë që janë duke e bërë tani.
Ai ofroi përkrahjen e plotë të organizatës për proceset që kanë të bëjnë me komunitetet e Kosovës.
Kryeministri Kurti falënderoi CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.
Ai tha se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit, etj.
CSSP është organizatë gjermane me seli në Berlin, me zyra lokale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, që merret me çështje të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...