Shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin deklaratën e lëshuar dje nga Shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Alojz Peterle.
Përveç kësaj, Shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, të EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit, siç janë ato të dëshmuara gjatë ditëve të fundit në pjesën veriore dhe pjesë tjera të Kosovës.
“Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në njoftimin e BE’së.
“Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, shkruan në fund komunikata për media.
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...