Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Arne Sannes Bjørnstad, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Bjørnstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.
Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.
Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...