Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), sot kanë protestuar sërish kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.
Ky veprim ishte vlerësuar si i ngutshëm pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira. Në kundërshtim të këtij vendimi janë dal punëtorët e MKRS-së, të cilët kanë paralajmëruar protestë gjatë ditës së djeshme për protestën e sotme ne orën 10, shkruan arbresh.info.
Ata kanë kërkuar që mos të zhvendosen nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.
Përfaqësues i sindikatës MKRS-së, Bislim Bislmi, ka thënë se e kundërshton këtë vendim të Presidencës.
“Ne e kundërshtojmë këtë vendim, dhe nga objekti prapa nesh, të zhvendosen Ministria e Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Pylltarisë të dalin në një objekt ku duhet paguar qira në vit 1 milion e 100 mijë euro në vit, e ndërsa të investohet 15 milion euro për renovimin e zyrës së presidencës”, ka thënë Bislim Bislimi.
Po ashtu, Bislimi ka shtuar se kërkojmë kushte dhe është e pamundur të akomodohemi.
“Kushtet që ne kërkojmë është e vështirë, sepse duhet akomodim dhe ky proces ka shkuar në shkelje të rregullores publike, por gjithashtu ne do të vazhdojmë protestën për çdo ditë nga 15 min dhe po ashtu, ne duhet që të përfundoj koha që të kontrabandohen këto e me këtë rast të mos abuzohen parat e qytetarëve në qira”, ka thënë ai.
Bislimi shtoi se kanë hartuar peticionin, që do të nënshkruhet nga punëtorët e kësaj ministrie dhe Ministrisë së Pylltarisë./arbresh.info/

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve