Imam Labinot Maliqi ka mirëpritur sot një delegacion të veçantë nga Kampi i Ushtrisë Amerikane Bondsteel në xhaminë në lagjen e spitalit, në kuadër të një vizite miqësore e ndërfetare të organizuar nga KFOR-i dhe Komanda Rajonale Lindje.
Në përbërje të delegacionit ishin Kapelani Kolonel Walls, Kapelani Cropsey dhe bashkëpunëtorë të tjerë ushtarakë, të cilët u pritën me ngrohtësi nga imami.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e sinqertë dhe e frytshme, ku u diskutuan tema me rëndësi për dialogun ndërfetar, bashkëjetesën dhe përkushtimin ndaj paqes.
Imam Maliqi ndau me ndjekësit e tij në Facebook edhe përshtypjet e shkruara nga Kapelani Kolonel Walls në librin e mysafirëve të xhamisë, ku ndër të tjera thuhet:
“Imam, Dashuria jote për popullin tënd dhe për të gjithë njerëzit e shteteve të ndryshme, më sjell buzëqeshje në fytyrë dhe ngrohtësi në zemër. Faleminderit që ndan dashurinë e Zotit që e ke në zemrën tënde me të gjithë. Faleminderit gjithashtu për mikpritjen e vazhdueshme dhe ndërtimin e marrëdhënieve. Ti je me të vërtetë një bekim për mua, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Zoti të bekoftë dhe të ruajtë gjithmonë!”./Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...