Përdorimi i telefonave konsiderohet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në kryeqytet dhe në vend. Nga ekspertë të komunikacionit u tha se si masë parandaluese duhet të jetë analiza e aksidenteve në komunikacion si dhe hulumtimi i elementeve të faktorëve që ndikojnë në ato analiza.
Analiza e aksidenteve në komunikacion, si dhe hulumtimi i elementeve të faktorëve që ndikojnë në aksident, duhet të merren si masë preventive sipas ekspertëve të komunikacionit.
“Si masë preventive, që duhet me marrë, është analiza e aksidenteve dhe hulumtimi i elementeve të faktorëve të cilët ndikojnë në ato analiza të aksidenteve, dhe pastaj me i marrë edhe masat preventive”, ka thënë Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.
“Aplikimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, është kundërvajtje, e cila nuk paraqet nivel të rrezikshmërisë së lartë për shkak të shpejtësisë së vogël të lëvizjes”, vazhdoi ai.
Nga njësiti i trafikut të kryeqytetit, renditin faktorët që po ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve në komunikacion.
“Shkaktarët janë disa: Me bindjen time dhe në bazë të analizave të cilat i bëjmë, shkaktari kryesor për momentin në Prishtinë dhe tërë Kosovën, është përdorimi i telefonit .Përdorimi i telefonit është jashtëzakonisht i rrezikshëm, pastaj normal vjen edhe shpejtësia edhe mosrespektimi i rregullave tjera të cilat i kanë përcaktuar ekspertët”, ka thënë Vedat Zuka, shef i operatives së trafikut në kryeqytet.
E marta në kryeqytet u karakterizua me mjegull. Kujdes dhe respektim i rregullave në komunikacion, u kërkuan nga Policia. Nëntori, dhjetori, janari e shkurti po cilësohen si muajt më kritikë sa i përket ndotjes së cilësisë së ajrit.
“Nga fillimi i muajit nëntor, dhjetori, janari, shkurti, janë muajt më kritik sa i përket, ndotjes së cilësisë se ajrit, sepse regjistrojmë vlera më të larta, konform standardeve, krahasuar me periudhën tjetër të vitit kalendarik”, ka thënë Shkumbin Shala, specialist për cilësinë e ajrit.
Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, kujdes u kërkua nga secili qytetar.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...