Kuvendi i ‘karrigeve’ në vitin 2006 ka qenë i fundit, që kur Lulzim Zeneli mori pjesë aktivisht në LDK. Që nga ajo kohë ai i kishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit.
Por, ky subjekt politik, pikërisht një muaj para mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor, mori vendim që të kthehet në LDK.
Lulzim Zenel ka njoftuar për ORAinfo se është zgjedh delegat nga dega e dytë e LDK-së në Prishtinë. Por, ai beson se nesër nuk do të përsëritet Kuvendi i karrigeve.
Zeneli nuk ka dashur të tregoj se cilin nga kandidatët do të përkrah për kryetar të LDK-së.
“Nuk mendoj se mundemi me i kontribuar procesit nëse tash krijohen pole. Është vota e fshehtë dhe duhet të respektohet ajo. Alternativa fatmirësisht ka. Unë jam delegat prej degës së dytë në Prishtinë”, ka thënë Zeneli
Megjithatë Zeneli ka njoftuar se jo të gjithë anëtarësia e LDD-së i është futur procesit zgjedhor në LDK.
Ai ka njoftuar se këtij procesi nuk i ka hyrë as ish kreu i LDD-së, Nexhat Daci.
“Kanë marrë pjesë në proces zgjedhor një pjesë e caktuar, ata që kanë dashur të kyçen”, ka thënë Zeneli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...