Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 106-të me radhë.
Kryeministri Albin Kurti në rrjetin social Facebook ka publikuar vendimet që janë marrë në mbledhje, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë
Në mbledhjen e 106-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës:
Funksionalizuam Sistemin Qendror të Evidencës Penale, që të do mundësojë transparencë e efikasitet më të madh, por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.
Për shpërndarje të barabartë të burimeve që kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, miratuam koncept dokumentin për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor.
Thjeshtuam dhe lehtësuam procedurat e regjistrimit dhe funksionimit të organizatave joqeveritare.
Për mbrojtje e siguri, mirëmbajtje të rendit publik dhe shërbimeve publike emergjente miratuam Planin Kombëtar të Radio Frekuencave, për ofrimin e shërbimeve të radio komunikimeve në tërë territorin e Republikës.
Themeluam komisionin ekzekutiv që do të mbikqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital.
I hapëm udhë marrëveshjes për zbarkime të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Mbretërisë së Bashkuar.
Me projekt-udhëzimin administrativ të miratuar sot, krijojmë mundësitë e sigurimit të pajisjeve që shërbejnë për lëvizje dhe asistim, që do të ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.
Qeveria jonë është e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, e një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...