Për shtatë muaj punuan për të përgatitur arratisjen nga burgu i Prishtinës

10:11 | 13 Qershor 2020
A Z

Burgu i Prishtinës të premten është hapur për vizitorë, me rastin e Ditës së Çlirimit.

E ish të burgosurit, kanë hyrë sërish në këtë objekt për herë të parë pas çlirimit të Kosovës.

I emocionuar e me fjalë pak, Martin Quni, ish i burgosur tregon për arbresh.info vuajtjet që i kanë përjetuar shqiptarët aty.

“Unë kam qenë i burgosur në qelinë 26 me dy shokë të tjerë, njëri nga shokët është përpjekur të ikë dhe unë kam qenë i gatshëm t’i ndihmojë, kemi bërë më shumë se 7 muaj për ta prerë hekurin me sharrë dhe kemi guxuar të punojmë vetëm natën kur ka ra shi dhe erdhi momenti shoku im Mehmeti iki, por unë nuk munda dhe torturat kanë vazhduar pastaj njëjte sikur në fillim torturat kanë qenë çnjerëzore isha i dënuar 8 vjet më pastaj më shtuan edhe 1 vit gjithsej 9 vjet”, ka treguar ai.

Edhe Ahmet Bllaca, ish i burgosur tregon se ka qëndruar me vite të tëra në këtë burg, dhe

“Ky burg pas 30 vitesh më kujton të kaluarën, përjetimet në burgjet jugosllave kish mund më së miri me përkufizu ish simboli i rezistencës baci Adem për të gjithë ne. Sepse po të fillojmë të tregojmë të gjithë ne për tmerrin që kemi përjetuar nuk do të ishte mirë për rininë tonë. Rinia jonë kurrë ma mos e paftë as në filma atë që kemi kaluar ne”, thotë ai.

Kujtojmë se, Ish-burgu i Prishtinës pritet të shndërrohet në muze./A.Zeka//arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/253912596054057/

 

Shpërndaje në rrjete sociale