Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit ka shqiptuar mbi 1100 gjoba për kundërvajtje.
Sipas njoftimit të policisë, nga data 12 deri më 18 maj, drejtoria rajonale të Policisë Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ, Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, raporton Arbresh.info.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 12.05.2023-18.05.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ, Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1169 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale; Hetim i nëntë aksidenteve të komunikacionit me të lënduar; Konfiskuar nëntëmbëdhjetë patentë shofer
Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./Arbresh.info/
Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga boksierët më të mirë n...
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...